www.Zemra.Org

Bie vlera e denarit, Maqedonisë i vjen edhe kriza e rëndë ekonomike

Nga sot 1 euro nuk kushton 61.4 denar, por për të pasur një euro ju duhet të keni 62.8 denar. Rënia e vlerës së denarit ishte paralajmëruar më parë nga ekonomistët, gjegjësisht ajo ndodhi sot dhe erdhi si shkak i krizës politike në vend.

Sipas ekonomistit Ali Maksuti çvlerësimi i denarit do të bjerë pasoja të rënda ekonomike për qytetarët e Maqedonisë. “Rrënia e vlerës së denarit do të sjellë pasoja të rënda ekonomike dhe financiare që do të prek drejtëpërdrejtë ekonominë dhe biznesin në vend. Kjo gjendje e valutës do të sjellë ngritje të normës së kamatës nga insitucionet financiare si dhe do të rëndoj kthimin e kredive që janë në euro” ka deklaruar Maksuti.

Gjithashtu devalvimi i denarit do të thellojë edhe më tepër papunësinë, do ketë zvoglim të cmimeve me çka do të vijë edhe zvoglimi i prollimit, të ardhurave publike duke thelluar edhe më tepër gjendjen ekonomike.

Gjendja e rëndë politike në shtet do të pengoj pushtetin që të ndërmerrë masa për parandalimin e rënies së më tejshme të vlerës së denarit. Maksuti sugjeron se se Banka Popullore duhet të ndërmerë masa konkrete për parandalimin e këtij procesi të devalvimit të denarit, dhe jo të jep deklarata boshe se denari është stabil.

Denari pritet që ditët në vazhdim ti bie vlera edhe më tepër.

Exit mobile version