Shtëpia ka nisur të bëhet gati për të pritur vitin e V të këtij reality show.
Bë fillim të shkurtit do të mund të shohim në ekranet tona shoën e Big Brother. Do të ketë plot surpriza, premton Rezi, i cili është dhe “truri” i këtij show.
Për ata të “merakosurit” për faktin se do ndërrohet, apo jo prezantuesja, ju themi: Jo. Prezantuesja, edhe këtë vit, për të pestin vit radhazi do të jetë Arbana Osmani.
Edhe këtë vit, njëlloj si vjet do të ketë një përzgjedhje brenda shtëpisë. Pra nuk është e thënë që të gjithë konkurrentët që do shohim të futen natën e parë, do të jenë banorët e përhershëm.
Rezi premton se do të ketë surpriza dhe rikonceptime në shumë aspekte, por tani preferon të mos i thotë të gjitha. Ka përpara një sfidë tjetër, që është “Voice of Albania”, ndaj deri në fillimin e Big Brother do ketë kohë për të publikuar detaje të tjera.