Burri ka masakruar me sende të forta gruan e tij, duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Moravë të Beratit paraditen e sotme, ndërsa e pajetë ka ngelur 63 vjeçarja Resmie Myrteli.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për Noa se ekzekutimi i të zonjës së shtëpisë është bërë pas një grindje për motive të dobëta në çift.
Ndërkaq, nga ana e uniformave blu nga ky qytet, thuhet se autor i vrasjes së gruas është bashkëshorti i saj Bashkim Myrteli, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.