Ai ngjyrën e kuqe, pos në fanellë e flamur, jetikisht duket se e do edhe diku tjetër.. Ja pse Loriku u nda nga ylli i muzikës shqipe, këngëtarja Adelina Tahiri.
Sipas burimeve të Portalit Lajmeshqip, Adelina Tahiri ka jetuar së paku pesë ditë në shtëpinë e Agim Canës, babait të Lorikut në Prishtinë.
Burime tona tregojnë se gjatë kësaj kohe Adelina nuk ka qenë e lirë të dalë, ka qenë e kontrolluar nga Loriku.
Pas 5 ditësh bashkëjetese, Loriku ka vendosur t’ia zbulojë babait të tij arsyen e ndarjes me Adelinën: “Adelina nuk ishte e virgjër”!
Por, Adelina ka zbuluar edhe një detaj tjetër interesant, të cilin tashmë e ka bërë publik në opinion: se Lorik Cana kishte një grua dhe kishte fëmijë me të në Francë, dhe kjo nuk donte të ishte e “gruaja e dytë” e Lorikut.
Sekreti tjetër që pakkush e dinte, ishte edhe ai se Adelina shumicën e rasteve, kur udhëtonte në Turqi, derisa Loriku qëndronte në Galatasaray, fluturonte nga Aeroporti i Prishtinës dhe jo nga ai i Shkupit.
Duket se kjo nuk është afera e parë dhe e vetme e Lorik Canës me yje të estradës sonë. Për po të njëjtat arsye mësohet të jetë ndarë nga së paku dy apo tri top-modele të njohura shqiptare.
Loriku vazhdon të kërkojë virgjëreshën në mesin e top-modeleve dhe të estradës sonë. Ndoshta nuk është mision krejt i pamundshëm.