Schwarzer, i cili u lirua nga Fulhami pasi klubi nënshkroi me Maarten Stekelenburg nga Roma, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare në Stamford Bridge dhe pritet të mbulojë portierin e parë Petr Cech.
Jose Mourinho ka qenë në kërkim të një portieri pas largimit të Ross Turnbull dhe Hilario, dhe konfirmimit se Thibaut Courtois do të kalojë edhe një sezoni i huazuar te Atletico Madrid.
“Është një klub fenomenal. Është një prej më të mëdhenjve dhe më të mirëve në botë, dhe është nder të nënshkruaj për Chelsean. Nuk më është dashur shumë të bindem për të ardhur këtu”, ka thënë Schwarzer.