www.Zemra.Org

Çifti që kanë 30 vite diferencë e jetojnë të lumtur (Video)

Ata kanë 25 vite martesë dhe asgjë nuk i ka penguar në këtë jetë për të qenë të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Teksa i shikon të dy kupton diferencën e madhe të moshës mes njëri-tjetrit, plot 30 vite.

Dhe nuk janë pak, por ky çift edhe pse ka kaluar jo pak probleme të mëdha në jetë, nuk ka harruar të buzëqeshë, dhe kjo i bën më të veçantë. Ata janë çift Kola me origjinë nga Veriu i Shqipërisë dhe janë martuar në vitin 1991, kur Filja ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj 46 vjeç.
“Deri më tani jam i lumtur me martesën. Më mbrapa nuk i dihet, por kështu i krijon kushtet jeta”, tha Kola, sot 70 vjeç.

Të njëjtin mendim ndan edhe bashkëshortja e tij Filja, sot 40 vjeç, duke u shprehur se nuk ka kundërshtim me diferencën e moshës, pasi një bashkëshort i mirë jo vetëm që mund ta kuptojë më mirë, por edhe mund të jetë një mësues i mirë gjatë jetës.

Çifti Kola ka qenë sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News 24”, jo vetëm për të folur për dashurinë e tyre dhe jetën që kanë bërë në këto 25 vite martesë, por edhe për shëndetin e Files.

“Prej 3 muajsh gjendja ime është rënduar. Nuk arrij as të çohem, edhe pse duhet të kujdesem për familjen.

Filja ka lindur me një problem në këmbe, por në rininë e saj dhe në vitet e para të martesës nuk e ka penguar sëmundja. Pas ardhjes në jetë të tre fëmijëve Filja ka patur probleme në të ecur dhe dhimbje në shtyllën kurrizore. Por ata nuk kanë mundësi të paguajnë shumën e parave që nevojitet për operacionin e Files, ndaj nga studio e “News 24” çifti bën apel për ndihmë.

Exit mobile version