Shumëkush, këtë pjesë të trupit të bukuroshes mund ta konsiderojë si pjesën më seksi, por për 27vjeçaren, ajo është një pjesë problematike, e cila i ka shkaktuar thuajse shtrembërim të rruazave të qafës, transmeton portali Bluetooth.
Gjithashtu, këngëtarja shpeshherë ka përfunduar në faqet e para të revistave dhe të gazetave për asnjë lajm në veçanti, por sa herë ndonjë paparac arrinte të shkrepte ndonjë foto të saj me rroba banje, ku dukeshin qartë përmasat XXL të gjoksit. Kjo është një arsye tjetër, përse Çiljetës i ka ardhur në majë të hundës gjoksi i saj dhe po mendon seriozisht për ta zvogëluar.
Megjithatë, këngëtarja heziton të bëjë një operacion të tillë para se të sjellë në jetë një fëmijë, e cila është një dëshirë që ia kalon të gjitha dëshirave të tjera.