www.Zemra.Org

Çka u gjet në shtëpinë e policit Ferid Leci gjatë bastisjes

12 zyrtarë policor ishin arrestuar në aksionin e 18 shtatorit të organizuar në zonën e Karaçevës. Njëri nga zyrtarët policor ishte edhe Ferid Leci i cili ishte dorëzuar një ditë më pas para organeve të rendit.

I njëjti po dyshohet për organizim të lojërave të fatit e madje edhe për ndihmë në kontrabandë.

Gjatë kohës sa po zhvillohej arrestimi i policëve të dyshuar, Shefi i divizionit për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në IPK Bardhyl Haxhimustafa tregoi edhe se ekipet e ndara për arrestimin e policëve do të bastisnin edhe shtëpitë e të njëjtëve.

“Nga 12 ekipe të Inspektoratit Policor të Kosovës, tetë ekipe kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarit, tani janë duke vazhduar me bastisje dhe objekte ku ata banojnë dhe pas kësaj të njëjtit do të përcillen për në IPK për intervistim dhe procedura të mëtejme”, tregon Haxhimustafa.

Pasi që Ferid Leci, nuk u gjet në shtëpi, hetuesit e IPK-së së bashku me zyrtarët policor kryen bastisjen brenda shtëpisë dhe një stallë të kafshëve të policit Leci ku u gjetën dhe u konsifkuan makineri të kazinove, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë të cilën e kishte pa leje.

“A paska armë a? Po polic, është burri im. Nuk e di e kujt është arma. Nuk më tregon kurrë asgjë, se unë tutna prej këtyre gjërave”, arsyetohet gruaja e policit Leci e cila ishte e pranishme gjatë bastisjes në shtëpi.

Në stallën e cila ishte në pronësi të Lecit u konfiskuan edhe kafshë të cilat dyshoheshin që ishin kontrabanduar nga Serbia.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Gjilanit, njëra nga objektet ku zhvilloheshin lojërat e fatit, figuron se është në emër të policit Ferid Leci.

Aksioni i zhvilluar në fshatin Karaçevë, vuri në pranga mbi 50 persona, 12 nga ta zyrtar policor, ndërsa u sekuestruan disa kafshë e madje u rrënuan edhe 12 objekte të cilat funksiononin si kazino ilegale.

Exit mobile version