“Ky është një sulm që duhet të godasë ndërgjegjen e njerëzve të të gjitha besimeve në mbarë botën. Ne dënojmë në termat më të ashpër këtë akt të pakuptimtë të dhunës dhe dërgojmë lutjet tona për familjet, miqtë dhe kolegët e atyre që kemi humbur”, ka thënë Clinton.
Sipas saj, sulmi është kryer nga një grup i vogël dhe i egër militantësh dhe jo nga populli ose Qeveria e Libisë. “Miqësia mes dy vendeve tona, e lindur nga lufta e përbashkët, nuk do të jetë viktimë tjetër e këtij sulmi. Një Libi e lirë dhe e qëndrueshme vazhdon të jetë në interesat e Amerikës”, ka thënë Clinton.