Këngëtarja shpesh ka rënë pre e thashethemeve të ndryshme për jetën e saj private.
Vetëm disa ditë më parë ajo u spekulua se ishte në lidhje me menaxherin e Ardian Bujupit, Egzonin.
Por ajo ka reaguar shpejt për të mohuar spekulimet dhe për të thënë se ende nuk ka asgjë të re në jetën e saj private.
“Nuk ka asgjë të re në jetën time private, jam single. Përveç që e kam vajzën time që tashmë i ka mbushur 5 vjet, tjetër nuk ka asgjë të re. Vajza është risia ime çdo ditë”, ka thënë këngëtarja gjatë një prononcimi për Tribuna.