VIP

Dafina Dauti nuk ka të dashur

Dafina DautiDafina Dauti thotë se ajo nuk është në ndonjë lidhje për momentin dhe është e përkushtuar në rritjen e vajzës së saj pesëvjeçare.

Këngëtarja shpesh ka rënë pre e thashethemeve të ndryshme për jetën e saj private.

Vetëm disa ditë më parë ajo u spekulua se ishte në lidhje me menaxherin e Ardian Bujupit, Egzonin.
Por ajo ka reaguar shpejt për të mohuar spekulimet dhe për të thënë se ende nuk ka asgjë të re në jetën e saj private.

“Nuk ka asgjë të re në jetën time private, jam single. Përveç që e kam vajzën time që tashmë i ka mbushur 5 vjet, tjetër nuk ka asgjë të re. Vajza është risia ime çdo ditë”, ka thënë këngëtarja gjatë një prononcimi për Tribuna.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button