Dafina Zeqiri për një paraqitje të saj në pauzën e një ndeshjeje basketbollistike të Kupës së Kosovës, në mes të KB Prishtina dhe KB Peja, për tri këngë të kënduara ‘playback’ ka marrë 1000 euro.
Kjo shumë e transferuar te Dafina Zeqiri është parë gjatë dërgimit gabimisht të një e-maili të Federatës së Basketbollit të Kosovës te gazetarët, në vend që të dërgohej në destinacionin e vet.
Por, në e-mail shihet se Duffy, edhe pse më së paku është djersitur, e ka pasur honorarin më të lartë në këtë ndeshje.