VIP

Dafina kerkon 1000 eu per playback

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri vërtet e vlerëson veten shumë. Për të kënduar tri këngë bile atë ‘playback’ ajo kërkon 1000 euro.

Dafina Zeqiri për një paraqitje të saj në pauzën e një ndeshjeje basketbollistike të Kupës së Kosovës, në mes të KB Prishtina dhe KB Peja, për tri këngë të kënduara ‘playback’ ka marrë 1000 euro.

Kjo shumë e transferuar te Dafina Zeqiri është parë gjatë dërgimit gabimisht të një e-maili të Federatës së Basketbollit të Kosovës te gazetarët, në vend që të dërgohej në destinacionin e vet.

Por, në e-mail shihet se Duffy, edhe pse më së paku është djersitur, e ka pasur honorarin më të lartë në këtë ndeshje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button