“Aktualisht kam shumë angazhime, kam shumë koncerte nëpër vende të ndryshme, si në vend ashtu edhe jashtë vendit dhe jam duke kaluar momente të mrekullueshme kur po interpretoj për fansat e mi”.
“Jam duke incizuar këngë të reja, jam duke përgatitur shumë gjëra të reja, të cilat do të lansohen kur gjithçka të jetë e gatshme”, ka pohuar Dafina.
Këngëtarja duket se tash për tash u ka thënë jo dueteve. “E sa u përket bashkëpunimeve, tash për tash nuk e kam në plan të realizoj ndonjë të tillë”, ka përfunduar Dafina.