Sulmuesi kumanovar, i cili nuk u paraqit në tre ndeshjet e parë të edicionit të ri, për shkak të mosmbërritjes me kohë të certifikatës nga Arabaia Saudite, ishte startues në lojë dhe menjëherë tregoi veten.
“Jam i lumtur me dy golat e shënuar dhe dy asistime e dhëna. Fillimi ishte mjaft i mirë dhe unë dëshiroj ta mbaj këtë ritëm. Ishte bukur. E ndihmova ekipin dhe dëshiroj ta bëj të njëjtën gjë edhe në të ardhmen, duke filluar nga ndeshja me Napredokun në Tetovë”, tha Kurtishi për “Lajm”.
Golat e tjerë për Shkëndijën i shënuan: Ferhan Hasani (1), Genc Hyseni (2) dhe Miroslav Jovanovski (2).
Renova mundi Karaormanin në Strugë 4-0, Drita humbi në shtëpi nga Miravci 3-2, kurse disfatë minimale përjetoi Rrufeja nga Metalurgu në teren të vet 1-0. Në raundin tjetër është kualifikuar edhe Gostivari që ka mundur si mysafir Lubotenin 2-1.
Rezultatet
Luboten – Gostivari 1-2
Mogila – Rabotnicki (luhet më vonë)
Ohrid Lote – Shkëndija 0-7
Lokomotiva – Napredok 4-5 (pen.)
Maxhari – Skopje 1-3 (pen.)
Karaorman – Renova 0-4
Prespa – Tikvesh (0-3 r.z.)
Vasilevo – Sileks 1-7
Babi – Bregallnica 0-3
Karbinci – 11 Oktomvri (0-3 r.z.)
Pobeda J. – Turnovo H. 1-2
Drita – Miravci 2-3
Rrufeja – Metalurg 0-1
Rudar – Pelister 1-3
Euromilk – Vardar 0-3
Treska – Teteks 3-5 (pen.)