“Jolie është një njeri që i bën ballë çdo lloj situate, gjithmonë ia del mbanë. Është një femër me këmbë në tokë, shumë inteligjente dhe me humor. Pa përmendur faktin që është një nënë e mrekullueshme”, tha ai për kolegen e tij me të cilën ka interpretuar në filmin e xhiruar vitin e kaluar “The Tourist”, transmeton TCH.
Depp është shprehur se ai do ta kishte të vështirë të përballonte kaq shumë përgjegjësi.
“Nuk e di se çfarë do të bëja unë nëse do të isha në vend të saj”, përfundoi 47-vjeçari.