VIP

Depp e admiron energjinë e Jolie

Aktori me famë, Johny Depp ka shprehur admirimin e tij për kolegen e tij Angelina Jolie.
“Jolie është një njeri që i bën ballë çdo lloj situate, gjithmonë ia del mbanë. Është një femër me këmbë në tokë, shumë inteligjente dhe me humor. Pa përmendur faktin që është një nënë e mrekullueshme”, tha ai për kolegen e tij me të cilën ka interpretuar në filmin e xhiruar vitin e kaluar “The Tourist”, transmeton TCH.

Depp është shprehur se ai do ta kishte të vështirë të përballonte kaq shumë përgjegjësi.

“Nuk e di se çfarë do të bëja unë nëse do të isha në vend të saj”, përfundoi 47-vjeçari.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close