‘Të Kuqtë’ ishin skuadra më e mirë në gjysmën e parë dhe me meritë arritën deri te goli i avantazhit.
Një krosim nga këndi të Steven Gerrard e priti me kokë Martin Skrtel, i cili çoi në këmbë tifozët vendas (34’).
Në fraksionin e dytë të lojës, Carlos Tevez dërgoi një harkim në zonë, të cilin nuk e pastruan si duhet Reina dhe Kelly, ndërsa aty ishte Yaya Toure për t’i barazuar shifrat (63’).
Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi aty ishte Luis Suarez, i cili nga gjuajta e lirë e dënoi portierin Hart (68’).
Mirëpo, dhjetë minuta pa përfunduar takimi, një gabim të Skrtel e shfrytëzoi Carlos Tevez, për të barazuar shifrat me golin e tij të 100-të në liga (80’).
Pas dy javësh, kampioni Manchester City numëron katër pikë nga një fitore dhe një barazim, ndërsa kjo ishte pika e parë e Liverpoolit, pasi që në javën e parë pësoi humbje.