Muhamet Mernica nga Vushtrria sot doli përpara ndërtesës së Komunës së Vushtrrisë për ta vrarë kryetarin e këtij qyteti, Bajram Mulakun.
Por, Mernica nuk e çoi deri në fund planin që kishte, sepse Mulaku ishte me familjarë, njofton Klan Kosova.
Deri te ky vendim Muhameti erdhi pasi që kryetari ia kishte mbyllur biznesin familjar dhe u kishte premtuar Mernicëve se do t’i shpërblente në forma të tjera.
Sipas tyre, Mulaku nuk ua ka njohur kontributin e dhënë para dhe pas luftës, kurse po i diskriminon për shkak të qëndrimeve partiake.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.