Shkup, 4 mars – Disa orë më herët qindra të rinj të nacionalitetit maqedonas kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe të përleshen me palën tjetër, që tanimë kanë vendosur tenda dhe po qëndronë aty që nga dita e djeshme.
Policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet që çojn drejt vendit ku është paraparë vendosja e kryqit. Policia deri më tani ka shmangur kontaktet mes palëve, derisa Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë thirrje që protestuesit të qëndrojnë në tenda dhe të mos dalin në rrugë.