www.Zemra.Org

Dieta dëmton zërin e Leonorës

Ka një potencë të madhe të zërit dhe për këtë e kanë vlerësuar disa herë. Bile, asaj i është bërë ftesë që ta përfaqësojë Maqedoninë në “Eurovizion”, por këngëtarja nuk e ka parë të udhës ta marrë këtë mundim, duke u arsyetuar se ka kohë për gjëra më madhore.

Ndërkaq, siç është vërejtur nga të gjithë, Leonora Poloska ka humbur shumë kilogram dhe për hir të së vërtetës duket se ajo është bërë viktimë e dietës, pasi më nuk duket fare joshëse. Me peshën aktuale, Leonora nuk duket edhe aq në formë, si dikur.

Plus kësaj, këngëtares i është dobësuar edhe zëri. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë.

“Dieta ma ka dëmtuar zërin”, ka thënë Leonora Poloska.
Të mbetesh e uritur, ta humbësh zërin vetëm për të qenë thatanike, a ia vlen?

Exit mobile version