www.Zemra.Org

Douglas e Jones, më të bashkuar se kurrë

Shumë pak vetë besonin se martesa mes Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones mund të zgjaste.

Por ndryshe nga sa pritej, cifti feston 10-vjetorin e martesës. Michael dhe Catherine kanë dhënë një intervistë për “Daily Mirror”, ku flasin për takimin e tyre, dy fëmijët Dylan e Carys, pengesat që duhet të kalonin dhe sidomos per kancerin në fyt që disa muaj më parë preku Douglas.

Aktori kujton se ka mbetur i mahnitur në interpretimin e bashkëshortes së tij, krah Antonio Banderas në filmin “Maska e Zorros”.

“Mbeta i habitur nga Catherine. Kur zbulova se i pëlqente edhe golfi, kuptova se dëshirat e mia po bëheshin realitet”, thotë Douglas, i cili prej vitesh ndjek me pasion këtë sport. Pas 9 muajsh telefonata, lule, ftesa për darkë, Jones kuptoi se Douglas e kishte seriozisht marrëdhënien me të.

Tani cifti përballet me një betejë të ashpër kundër kancerit. “Jam shumë e nxehur që nuk e diagnostikuan më parë. Jam shumë e shqetësuar që Michael po vuan”, thotë Jones.

Exit mobile version