Sipas bluve të qytetit bregdetar, lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet në një kamion me targa gjermane, i cili do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës.
Ndërkaq, është ndaluar edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi Tushmir Lleshi, 29 vjeç. Nuk dihet origjina e drogës, ndërsa për destinacionin mendohet se ka qenë Gjermania, duke qenë se dhe targat e kamionit ishin gjermane.