Ata bashkë me një të tretë po ktheheshin me makinën e tyre Ford nga një lokal ku kishin shikuar Kampionatin Evropian. Në tunel, në të njëjtin shirit nga ana e kundërt, u vjen vetura Saab, të cilën e drejton po ashtu një shqiptare 38 vjeçare e cila kishte me vete edhe djalin 4 vjeç.
Nga ndeshja e fortë njëri nga të rinjtë që ishin në Ford vdes në vend, ndërsa vozitësi ndërron po ashtu jetë pas pak kohe, në spital. Dhëndri i tyre i përbashkët mbijeton me plagë të rënda, shkruan blick.ch.
Edhe vozitësja e makinës Saab dhe i biri kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në spital. Ajo është në stacionin intensiv të spitalit, transmeton albinfo.
Dy të vdekurit kanë lënë pas vetes familjet. Njëri prej tyre veç gruas ka lënë edhe djalin, ndërsa gruaja e tjetrit është shtatzënë në muajin e katërt.