“Shpenzoj aq sa më duket e arsyeshme, dhe patjetër që i kushtoj rëndësi pamjes, madje dhe shumë. Nuk thuhet kot, pamja e jashtme shpesh e tregon edhe pamjen e brendshme”, ka thënë Edita.
Këngëtarja seksi ka pohuar se bëhet nervozë kur njerëzit i sheh jo të lumtur dhe kur ata nuk e gëzojnë jetën.
“Nervozohem kur shoh njerëz të pa lumtur dhe që nuk dinë ta gëzojnë jetën! Jeta është një dhe duhet të çmohet e të jetohet! Çdo gjë e bukur më lumturon dhe më jep arsye të jetoj lumturisht”, ka shtuar ajo.
Edita së fundmi ka realizuar këngën e saj më të re “Girls like me”, e cila sipas saj është duke u pritur shumë mirë nga publiku.