VIP

Edita Sopjani shpenzon arsyeshëm

Edita Sopjani gjatë një interviste  ka pohuar se pavarësisht sa rëndësi i kushton pamjes së jashtme, ajo mundohet të shpenzojë arsyeshëm.
“Shpenzoj aq sa më duket e arsyeshme, dhe patjetër që i kushtoj rëndësi pamjes, madje dhe shumë. Nuk thuhet kot, pamja e jashtme shpesh e tregon edhe pamjen e brendshme”, ka thënë Edita.

Këngëtarja seksi ka pohuar se bëhet nervozë kur njerëzit i sheh jo të lumtur dhe kur ata nuk e gëzojnë jetën.

“Nervozohem kur shoh njerëz të pa lumtur dhe që nuk dinë ta gëzojnë jetën! Jeta është një dhe duhet të çmohet e të jetohet! Çdo gjë e bukur më lumturon dhe më jep arsye të jetoj lumturisht”, ka shtuar ajo.

Edita së fundmi ka realizuar këngën e saj më të re “Girls like me”, e cila sipas saj është duke u pritur shumë mirë nga publiku.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close