Hëna tërësisht do të hyj nën hijen e Tokës në periudhën prej orës 21.22 deri 23.02 dhe kjo do të shihet edhe me sy të lirë.
Nëse kushtet e motit do të jenë të mira, shoqata astronomike e Shkupit do të vendosë teleskopë në sheshin “Maqedonia” përmes të cilëve qytetarët do të munden falas ta vëzhgojnë këtë dukuri astronomike që përsëri nga Maqedonia do të mund të shihet në vitin 2015.