Interesante

Eklips i Hënës sonte prej orës 19.24 deri në 1.01 minutë

Sonte prej orës 19 e 24 minuta  do të filloj eklipsi i Hënës që do të shihet  edhe në Maqedoni dhe do të vazhdojë deri në orën 1  e 1 minutë pas mesnate, kumtoi Shoqata astronomike e Shkupit.

Hëna tërësisht do të hyj nën hijen e Tokës në periudhën prej orës 21.22 deri 23.02 dhe kjo do të shihet edhe me sy të lirë.

Nëse kushtet e motit do të jenë të mira, shoqata astronomike e Shkupit do të vendosë teleskopë në sheshin “Maqedonia” përmes të cilëve qytetarët  do të munden  falas ta vëzhgojnë  këtë dukuri astronomike që përsëri nga Maqedonia do të mund të shihet në vitin 2015.

Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close