www.Zemra.Org

Euro 2012: Shqipëria humbi në Zenicë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Bosnje Hercegovina me rezultatin 2:0, të martën mbrëma në stadiumin “Bilino Polje” të Zenicës. Ndeshja i ka takuar grupit D për eliminatoret e Kampionatin Evropian “Euro 2012”, që vitin tjetër mbahet në Poloni e Ukrainë. Haris Medunjanin (67′) e Darko Maletiq (90′) shënuan për fitoren e ekipit boshnjak. Me këtë fitore Bosnja ngritet në kuotën e dhjetë pikëve dhe zë vendin e tretë në tabelë. Ndërkohë, Shqipëria ndeshjen e përfundoi me një futbollist më pak. Mbrojtësi Andi Lila, i cili u inkuadrua në minutën e 60-të, u përjashtua në minutën e 87-të për shkak të ndërhyrjes së ashpër në Elvir Rahimiqin. Shqipëria ka rënë në pozitën e pestë me tetë pikë të tubuara në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Shqipëria pati edhe mbështetjen e 600 tifozëve kuqezi, që kishin udhëtuar ne Bosnjë.

Formacionet:

BeH: Hasagiq, Mujxh, Luliq, Spahiq, Panxha, Rahimiq, Medunjanin, Pjaniq, Misimoviq, Ibiseviq, Xheko. Selektor: Safet Sushiq.

Shqipria: Ujkani, Vangjeli, Dalku, Cana, Curri, Agolli, Bullku, Skela, Lala, Salihi, Bogdani. Selektor: Josip Kuzhe.

Tabela, grupi D

1. Franca     6     4     1     1     9:2     13

2. Bjellorusia     7     3     3     1     6:2     12

3. BeH        6     3     1     2     8:7     10

4. Rumania     6     2     2     2     8:6     8

5. Shqipëria     6     2     2     2     4:6     8

6. Luksemburg     7     0     1     6     1:13     1

Exit mobile version