Vetë themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg duke prezantuar të rejat e përshkroit “News Feed” si një “gazetë” personale, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin temat për të cilat janë të interesuar. Imazhet dhe artikujt janë në përmasa më të mëdha, duke e bërë më të lëhtë shikimin për ekranet e celularëve.
Tashmë përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin disa tema kryesore ne faqen e tyre te pare, një për muzikën, një për fotot, një për publikimet, showbiz apo firmat e veshjeve.
Kjo e fundit është përmirësuar pas ankesave të reklamuesve se ndjekësit e tyre e kanë të vështirë të shohin çdo postim që ata bëjnë.
Në këtë model i është dhënë shumë përparësi fotografisë. Sipas Zuckerberg, gjysmën e postimeve në faqen e parë do t’i zënë fotografitë, ndryshe nga përpara kur kjo zinte vetëm 25% të faqes së parë.
Facebook ka bërë me dije se ndryshimet do të implementohen menjëherë në PC, ndërsa më vonë edhe në versionet e celularëve.