Në një deklaratë të bërë publike, rrjeti social gjigant thotë se do të bëjë këtë ndryshim “për reduktuar linqet me kualitet të ulët/cilësi të dobët” në kryefaqen e përdoruesve.
Facebook tha se ka kryer hulumtime, të cilat treguan se një grup i vogël përdoruesish ishin “duke shpërndarë në mënyrë të vazhdueshme një numër të madh linqesh dhe postimesh çdo ditë”, të cilat zinin fiktivisht hapësirën në kryefaqen e njerëzve.
Studimi tregoi se të njëjtët persona që shpërndanin numër të madh postimesh, i kishin ato pa cilësi. Si rezultat, Facebook tha se nuk do t’u japë më prioritet dhe do të zhvlerësojë postimet që shpërndahen nga këto llogari.
Ky ndryshim i Facebook do të aplikohet për linqe të veçanta dhe se faqet, videot, fotot, check-inet apo statuset nuk do të preken nga ky ndryshim. Qëllimi i këtij përditësimi është që kryefaqet e njerëzve të bëhen më informuese.
Duke ndërmarrë masa të tilla do të kemi më shumë mundësi për të përmirësuar kryefaqet e njerëzve, të cilët gjejnë histori informuese dhe do të reduktohet përhapja e linqeve problematike që kanë të bëjnë me keqinformimin, sensacionalizmin apo lajmet e rreme”, – thuhet në deklaratë.
E thënë ndryshe dhe më konkretisht për vendin tonë, të gjitha bizneset, mediat online etj që postojnë në faqet e tyre në Facebook linqe informuese, do të penalizohen përmes fshirjes së linkut në rast se ai është dezinformues dhe nëse fenomeni përsëritet disa herë. Kjo sjell “humbjen” e faqes, si në bazë të ardhurash (për klikime) edhe në shërndarjen e saj tek sa më shumë përdorues.