www.Zemra.Org

Fansat e Brown më kanë kërcënuar me vdekje

Këngëtarja Pink ka treguar se fansat e Chris Brown e kishin kërcënuar me vdekje, pasi ajo kishte bërë shaka në dëm të tij.

Pas performancës së Brown në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard në muajin maj, 32-vjeçarja kishte shkruar në Twitter: “Nëse do të këndoj ndonjëherë ‘play-back’, shpresoj se do ta bëj po aq mirë sa ai”.

Ajo ka shpjeguar se qëllimi i saj nuk kishte qenë i keq, por ishte vetëm një shaka, e cila nuk është pritur me qeshje nga fansat e këngëtarit.

“Me ditë të tëra kam pranuar kërcënime me vdekjesh për shkak të asaj shakaje”, ka treguar Pink.

Exit mobile version