64 vjeçari Warter Lee Williams, profesor i dikurshëm i antropologjisë dhe studimeve gjinore në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, është arrestuar nga autoritet meksikane në resorin turistik Playa del Carmen.
Sipas FBI, Williams duke përdorur petkun akademik si mburojë, ka udhëtuar në Filipine dhe gjetiu në Azinë Jug-Lindore, ndërsa ka keqpërdorur seksualisht djem të mitur, transmeton “Evropa e Lirë”.
Byroja Federale thotë të ketë identifikuar 10 viktima të abuzimit seksual, të moshës 9-17 vjeçe.