BotaKronika e ZezeLajme

FBI arreston pedofilin 64 vjeçar

fbiAutoritetet meksikane kanë arrestuar të martën një ish-profesor universitar në Shtetet e Bashkuara, i cili është shtuar së fundi në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI, që akuzohet për krime seksuale në Filipine.

64 vjeçari Warter Lee Williams, profesor i dikurshëm i antropologjisë dhe studimeve gjinore në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, është arrestuar nga autoritet meksikane në resorin turistik Playa del Carmen.

Sipas FBI, Williams duke përdorur petkun akademik si mburojë, ka udhëtuar në Filipine dhe gjetiu në Azinë Jug-Lindore, ndërsa ka keqpërdorur seksualisht djem të mitur, transmeton “Evropa e Lirë”.

Byroja Federale thotë të ketë identifikuar 10 viktima të abuzimit seksual, të moshës 9-17 vjeçe.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button