Edhe pak ditë më parë, për këngëtarin nga Shkupi dhe prezantuesen nga Tirana, u shkrua se ishin fejuar, por nga dyshja e njohur nuk kishte asnjë dhënë asnjë konfirmim për atë që shtypi gëlonte. Gjithsesi, ceremonia që është kryer pak ditë më parë siç është mësuar, në Sarandë, mes shumë pak familjarëve, paska qenë e vërtetë.
Ende nuk është parë unaza që Luana mban në gisht, por me siguri në ditët në vijim do të zbulohet një foto me unazën me siguri me gurë të çmuar. Në profilin e Facebook-ut të Luanës, miqtë dhe fansat e saj i kanë uruar jetë të lumtur për fejesën surprizë.