www.Zemra.Org

Femrat ndiejnë më shumë dhimbje fizike se meshkujt

Cilët vuajnë më shumë, meshkujt apo femrat? Një studim i ri në Universitetin e Stanford raporton nivele më të larta të dhimbjeve të provuara nga femrat dhe jo nga meshkujt.

Edhe pse studiuesit kanë arritur në këtë përfundim të rëndësishëm, ata akoma nuk janë në gjendje të argumentojnë arsyet e lidhura me këtë konstatim.

Hulumtime shtesë dhe skanime të trurit kanë treguar se gratë kanë ndjenjë më intensive të dhimbjes në krahasim me meshkujt. Te meshkujt, ndjenja e dhimbjes gjendet në pjesën e trurit që përfshin edhe aftësinë për shmangie të dhimbjes. Skanimi i trurit me rezonancë magnetike ka treguar se femrat mu për këtë arsye ndiejnë dhimbje shumë më të madhe në krahasim me meshkujt.

Akoma nuk dihet nëse është e lidhur me baza psikologjike, apo çështje hormonesh… Ende ka paqartësi në lidhje me këtë fenomen.

Shkencëtarët kanë theksuar se ky është një zbulim mjaft domethënës si dhe duhet bërë më shumë kërkime për terapinë e shërimit.

Exit mobile version