Akuzat kundër tij kanë qenë të panumërta. Por ai është larg. Ndoshta në Shqipëri, ndoshta në një shtet tjetër, me siguri qindra milje larg nga Italia . Por në sajë të rrjetit, kontrollon çdo gjë që ndodh në Vicenza, në qytetin “e tij” dhe çdo ditë lexon lajmet në lidhje me të.
Dhe nëpërmjet rrjetit ka rënë dakord të intervistohet dhe të japë versionin e tij në lidhje me akuzat që i kanosen. Ai thotë: “Unë nuk jam një shenjtor, nuk i kam respektuar shpesh herë rregullat, por jam akuzuar për shumë krime, të cilat nuk i kam kryer dhe shpesh me kanë etiketuar si një njeri i keq”.
Ajo është plagosur në një shkëmbim zjarri dhe falënderon mjekët të cilët e kanë shpëtura. Gjithashtu ai akuzohet se ka qëlluar një njeri në këmbë, gjatë një përleshje tjetër me armë.
“U shërova mrekullisht, duhet të falënderoj mjekët që janë kujdesur për mua. Në Borgo Casale jam plagosur në gjoks dhe gjendja ishte shumë serioze. Te ngjarja e të shtënave më 8 janar, në Viale della Pace, u plagosa seriozisht. Është thënë se vetëm rumuni ishte goditur dhe se unë kam qëlluar i pari. Por jo, ai qëlloi kundër meje dhe nëse doja mund ta kisha vrarë, por nuk e bëra, vetëm sa mbrojtja veten dhe e qëllova në këmbë. Ajo që them mund të provohet, pasi ka pasur dëshmitarë, të paktën 15 njerëz. Kam disa foto, filmime dhe të dhëna mjekësore të klinikës ku jam shëruar. Jam i gatshëm t’u jap gjithçka hetuesve”, -thotë Demaj.
Ai gjithashtu akuzohet edhe për shfrytëzimin e prostitutave dhe mendohet se për këtë gjë ka pasur edhe përplasjen me armë me rumunët. Ai thotë se ka frekuentuar prostituta, por kurrë nuk ka përfituar prej tyre.
Ju akuzoheni për grabitje. Policia deri tani ka arrestuar gjashtë person. Policia thotë se ju keni qen lideri dhe mendja e grupit.
“Historia e plaçkitjeve është krejtësisht e pabazë. Do ta kuptoja akuzën e marrjes së mallrave të vjedhura, por grabitjet nuk i kam bërë. Në web lexova artikujt. Më vjen keq për miqtë e mi, të cilët janë arrestuar, për shkak se të gjithë kanë fëmijë të vegjël në shtëpi”.
Ai do të kthehesh në Itali ?
“Vullnetarisht, natyrisht jo. Sigurisht jo në Vicenza. Më vjen keq, sepse arrita i ri në qytet, është shtëpia ime, por unë nuk mund të kthehem. Të gjitha këto ngjarje më kanë shkatërruar. Shpresoj se nëse do të hyj në burg, të dënohem për ato gjëra që kam bërë dhe jo për akuza të rreme”, tha Demaj.