“Jemi të detyruar t’i kthehemi, dhe kësaj radhe të bëjmë publike edhe fytyrat e Sinan Hoxhës, Seldi Qalliut dhe Valbona Memës, sepse Rozana u kujtua gati pas pesë muajsh të na akuzojë se fotot nuk qenkan të vërteta, por montazhe. Ne, qëkur i kemi publikuar këto foto, kemi vënë shënimin se, nëse personazhi ka pretendime për autenticitetin e fotove, është i lirë të vijë në redaksi për t’i kontrolluar ato. Mirëpo, Rozana nuk erdhi, sepse e dinte se fotot ishin të sajat”, shkruan gazeta krahas fotove të reja të publikuara.