Francezi ka shkëlqyer sezonin e kaluar dhe krahas Thomas Muller, Arjen Robbenit dhe Mario Mandzukicit është një prej lojtarëve të nominuar nga UEFA për lojtarin më të mirë të Evropës për sezonin e kaluar.
Por, 30 vjeçari synon që ta fitojë Topin e Artë dhe beson se ai kurrë nuk do të ketë një rast më të mirë për t’u shpallur më i miri në botë.
“Mendoj se unë kam bërë gjithçka për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Unë kam luajtur sezon shumë, shumë të mirë. Është o tash o kurrë për mua. Nuk mund të luaj më mirë”, ka thënë Ribery për faqen zyrtare të Bundesligas.
Ai shtoi se nuk e ka ndërmend një largim në të ardhmen dhe se synon që ta përfundojë karrierën te gjiganti gjerman.