Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite, kur një grup të rinjsh janë rrahur në mes veti, në rrugën “Marin Baleti”, në qendër të Gjakovës.
“Me të marrë informatën, Njësitet Policore të Stacionit në Gjakovë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar dy persona të lënduar, të cilët më pas janë dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor. Njëri nga të lënduarit (rreth 17 vjeçar) nga Juniku për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKU-Prishtinë”.
Policia ka bërë të ditur se njeh autorin e aktit, mirëpo për momentin ai gjendet në arrati.