Kompjuteristët nga laboratori AutoNOMOS nga instituti i Berlinit shfrytëzuan sensorët e zakonshëm komercial për matjen e aktivitetit të trurit. Me ndihmën e tyre arritën të ndajnë valët bio-elektrike për kontrollin e komandave siç janë “majtas”, “djathtas”, “shpejto” dhe “freno”.
Pas kësaj, gjetën edhe mënyrën për t’i ngjitur këta sensorë në motorin e makinës. Kështu fituan një makinë e cila mund të drejtohet me kontrollin e mendjes. Ata kanë bërë edhe vozitjen testuese në pistën e Berlinit dhe mbetën të kënaqur nga rezultatet e arritura.