Teknologji

Gjermanët krijuan makinë që ecë me kontrollin e mendjes

Shkencëtarët gjermanë krijuan makinën e cila mund të ecë me fuqinë e mendjes.

Kompjuteristët nga laboratori AutoNOMOS nga instituti i Berlinit shfrytëzuan sensorët e zakonshëm komercial për matjen e aktivitetit të trurit. Me ndihmën e tyre arritën të ndajnë valët bio-elektrike për kontrollin e komandave siç janë “majtas”, “djathtas”, “shpejto” dhe “freno”.

Pas kësaj, gjetën edhe mënyrën për t’i ngjitur këta sensorë në motorin e makinës. Kështu fituan një makinë e cila mund të drejtohet me kontrollin e mendjes. Ata kanë bërë edhe vozitjen testuese në pistën e Berlinit dhe mbetën të kënaqur nga rezultatet e arritura.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close