www.Zemra.Org

Gjermania e pakalueshme

Gjermania e ka mposhtur Portugalinë me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Lviv, duke bërë që pancerët të jenë në krye të Grupit B, i cili konsiderohet grup i vdekjes.

Nga fillimi u zhvillua lojë kryesisht e dominuar nga gjermanët, të cilët synonin fitore, por në këtë takim u vërejt edhe Cristiano Ronaldo, i cili tentoi t’i japë epërsinë ekipit të tij.

Pas një pjese të parë të ngurtë për raste dhe gola, pjesa e dytë ishte më e gjallë.

Mario Gomez kaloi ne epërsi gjermanët pas 72 minutash lojë pas asistimit të Sami Khediras, duke bërë tifozët gjermanë të mbledhur në Berlin të jenë në ekzalt. Në Berlin besohet se janë mbledhur rreth 500 mijë gjermanë për ta përcjellur këtë takim.

Në vazhdim është Portugalia ajo që shfaqet disa herë rrezikshëm me Nanin dhe Ronaldon, të cilët i ndali edhe transverzalja. Në fund, një rast të volitshëm lëshuan portugezët, duke bërë që rezultati të mos ndryshojë, teksa gjermanët arrijnë të marrin tri pikët e para nga grupi tmerrësisht i vështirë.

Gjermania edhe zyrtarisht mund të llogaritet si favorite për këtë kampionat evropian pas kësaj fitoreje, ndërsa Portugalia e cila nuk ka pikë, duke t’i fitojë dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Holandës dhe Danimarkës, nëse natyrisht mendon që të kualifikohet tutje në Euro 2012.

Exit mobile version