Me ndihmën e dhjetëra kritikëve të filmit dhe dhjetëra mijëra lexuesve, gazeta spanjolle nga 9 shtatori ka filluar kërkimin për krijimin më të mirë kinematografik.
Pas disa rretheve të votimit, nga gjithsej 80 filma, janë përzgjedhur 10 filmat më të mirë dhe më pas edhe filmi më i mirë i të gjitha kohërave – që është filmi i vitit 1972 me aktorët kryesorë Marlon Brando dhe Al Pacino – “The Godfather”.
Pas tij janë renditur “Blade Runner” (Ridley Scott), Casablanca (Michael Curtis) “The Great Dictator” (Charlie Chaplin), ndërsa top-pesëshin e mbyll “The Godfather II” (Francis Ford Coppola).