Shërbimet tjera të cilat janë në plan për tu mbyllur përfshijnë edhe Google Desktop, e cila do të mbyllet më 14 shtator dhe Google Maps API për Flash.
Në listën e shërbimeve për eliminim janë edhe Google Fast Flip, një shërbim i cili ishte krijuar për shfletimin e lajmeve në mënyrë të shpejtë, së bashku me Google Pack, Google Web Security dhe Google Notebook.
Ju mund të shikoni listën e plotë të të gjitha dhjetë shërbimeve eksperimentale të Google, si dhe sqarimin për një veprim të tillë, i cili është postuar në blogun zyrtar të kompanisë.