Teknologji

Google mbyll 10 shërbimet e saj eksperimentale

Këtë javë Google ka njoftuar se do të mbyll 10 shërbimet e saj eksperimentale, duke përfshirë Aardvark, një kompani të krijuar nga ish-punëtorët e Google, të cilën ajo e ka blerë më pas, në shkurt të vitit 2010.

Shërbimet tjera të cilat janë në plan për tu mbyllur përfshijnë edhe Google Desktop, e cila do të mbyllet më 14 shtator dhe Google Maps API për Flash.

Në listën e shërbimeve për eliminim janë edhe Google Fast Flip, një shërbim i cili ishte krijuar për shfletimin e lajmeve në mënyrë të shpejtë, së bashku me Google Pack, Google Web Security dhe Google Notebook.

Ju mund të shikoni listën e plotë të të gjitha dhjetë shërbimeve eksperimentale të Google, si dhe sqarimin për një veprim të tillë, i cili është postuar në blogun zyrtar të kompanisë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close