www.Zemra.Org

Gruaja që nuk mbyll dot sytë

Të mos mbyllësh dot sytë është një nga torturat më të tmerrshme që mund të provosh. Syri ka nevojë që të mbyllet shpesh (edhe për disa të dhjetat e sekondës) në mënyrë që të njomet dhe të qetësohet. Për një grua amerikane, kjo gjë tashmë është e pamundur të bëhet.

Marilyn Leisz, nga New Jersey, nuk mund të mbyllë më qepallat e saj dhe i lag sytë me locione të posaçme për të parandaluar dhimbjen.

Faji është i një operacioni plastik të cilit gruaja iu nënshtrua për të zhdukur rrudhat në pjesën e syve dhe për të “rregulluar” qepallat e rëna paksa, por kjo ndërhyrje solli dëmtimin e tyre dhe tashmë ajo nuk mund të mbyllë më sytë.

Zonja ka paditur kirurgun për faktin se ai nuk e kishte paralajmëruar për rreziqet e këtij operacioni, ndërsa mjeku pretendon se gruaja i dinte shumë mirë rreziqet.

Exit mobile version