www.Zemra.Org

Gwyneth Paltrow nuk është kundër operacioneve plastike

Aktorja amerikane, Gwyneth Paltrow, ka bërë të ditur se nuk ka asgjë kundër ndërhyrjeve estetike.

Ajo ka thënë se nuk planifikon që në një të ardhme të afërt t’i nënshtrohet ndonjë intervenimi plastik, por nuk e ka përjashtuar këtë opsion për të ardhmen.

“Të gjithë më pyesin për mendimin tim rreth operacioneve plastike. Mos po dukem e moshuar? Nuk kam asgjë kundër, por unë akoma dua të jem në gjendje ta lëviz secilin muskul të fytyrës, sepse puna ime kërkon shfaqje të emocioneve”.

“Nuk them se kurrë nuk do të bëj diçka të tillë, por dua të dukem si unë”, ka thënë 39-vjeçarja.

Exit mobile version