www.Zemra.Org

Hajni bullgar i veturave, bëhet këshilltar i BMW-së

Një vjedhës i njohur automjetesh nga Bullgaria, është bërë këshilltar i kompanisë së famshme gjermane të automjeteve BMW.

bmw
Ish-shefi i byrosë kriminalistike në Vjenë, Maximilian Edelbacher, ka thënë se 32-vjeçari i njohur me emrin Dimitar, pas një serie vjedhjesh në kryeqytetin austriak, fillimisht është angazhuar nga BMW dhe pastaj ka filluar ta këshillojë policinë dhe kompanitë e sigurimit, si dhe ka mbajtur ligjërata për policët austriakë dhe gjermanë.

“Ky person është gjeni kompjuteri, i cili me një pajisje ‘magjike’, të gjatë rreth dy-tri centimetra, i hap limuzinat e shtrenjta për më pak se pesë sekonda”, ka treguar Edelbacher në një simpozium ndërkombëtar të policisë në Sofje.

Sipas tij, Dimitar ishte detyruar të bashkëpunonte me kompanitë e sigurimeve, policinë dhe prodhuesit e automjeteve, pasi kundër tij ishte nisur një proces hetues.

Dhe tash, ky vjedhës veturash i mbron automjetet nga vjedhja.

Exit mobile version