“A isha duke e duartrokitur Ronaldon? Jo, unë vetëm u mundova t’i inkurajoj bashkëlojtarët e mi”, sqaroi Ibracadabra për La Gazzetta dello Sport.
“Unë duartrokita për t’ua ngritur vetëbesimin atyre dhe për t’i motivuar për minutat e fundit. Ne veç ishim në disavantazh, por është shumë e rëndësishme që të mos dorëzohesh deri në vërshëllimën e fundit sepse të diçka e papritur gjithmonë mund të ndodhë”, ka përfunduar Ibra.